Ukraina dhe NATO, Stoltenberg: Duhen tre hapa për të afruar anëtarësimin

12 Korrik 2023 | 14:46

Në samitin e NATO-s në Lituani nuk u mor një vendim për anëtarësimin e Ukrainës. Presidenti Zelensky deklaroi se pas përfundimit të luftës vendi i tij është gati të jetë pjesë e aleancës.

Samiti i NATO-s nuk i dha Ukrainës, një afat kohor për anëtarësimin e saj në alencë. Megjithatë presidenti Zelensky, nuk nguroi të shfaqë mirënjohen e tij për aleancën ushtarake.

Në një konferencë për shtyp, presidenti Ukrainës, konfirmoi se megjithëse nuk ishte caktuar një afat kohor, NATO nuk do t’i kërkonte Ukrainës të krijojë një plan të plotë veprimi përpara se të lëshojë një ftesë anëtarësimi në të ardhmen.

Ndonse kjo gjë mund të sjellë lehtësime drejt anëtarësimit, përsëri disa prej aleatëve mbeten ngurrues për të panuar Kievin, kjo për shkak se mos tensionet me Rusinë përshkallëzohen. Këto reagime Zelenskyy i quajti justifikime.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se aleanca do të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme. Duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me presidentin ukrainas ai përcaktoi një paketë me 3 hapa për të afruar Ukrainën “më afër NATO-s”.

Një program për ndihmën praktike, krijimin e një këshilli të ri NATO-Ukrainë, riafirmimin se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe duke hequr kërkesën për anëtarësim.”

Për anëtarësimin në NATO, ai tha se aleanca do të ftojë Ukrainën për të qenë pjesë e NATO-s kur të gjithë aleatët të bien dakord. Ndërkohë që po krijohet një Këshill i ri NATO-Ukrainë, një organ i përhershëm ku 31 aleatët dhe Kievi mund të mbajnë konsultime dhe takime urgjente.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të enjten se ka hequr disa sanksione dhe do të lejojë të gjitha transaksionet me Venezuelën lidhur me përpjekjet për ndihmë pas...
10:24 | 26/06/2026

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Të paktën 55 persona u mbytën në Francë, ndërsa përpiqeshin të freskoheshin nga nxehtësia rekord, tha Ministrja e Sportit Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria...
10:14 | 26/06/2026

TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë

Kompanitë e mediave sociale TikTok dhe YouTube kanë çaktivizuar gjithsej rreth 4.7 milionë llogari që u përkisnin fëmijëve nën moshën 16 vjeç në Indonezi, tha...
10:02 | 26/06/2026