Ndërron jetë regjisori Dhimitër Orgocka
Ditën e parë të vitit 2021, regjisori korçar, i cili mbante dhe titullin ‘Mjeshtër i madh’, Dhimitër Orgocka u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare.
Ai ka qenë i shtruar në spital ditën e djeshme ndërkohë sot ka pësuar një hemorragji cerebrale që i ka sjellë vdekjen.
Nga bisedat e fundit të profesor Orgockës me disa media, Pallati i Kulturës në Maliq i cili mban emrin e tij ngelet amaneti i fundit i të ndjerit.
Në dhjetor të vitit 2016 Pallati i Kulturës u dogj dhe vazhdon ende të jetë rrënojë.
“Po të jetosh në Maliq e ta shikosh përditë këtë Pallatin e Kulturës si ka katandisur edhe për më tepër po të jesh njeri që je marrë me artin e me kulturën të vjen disa herë më shumë keq se një qytetar i thjeshtë megjithëse nuk e përjashtoj mundësinë se gjithë maliqarëve nuk ju pëlqen që Pallati i Kulturës është në këtë gjendje,” – u shpreh Orgocka, në një intervistë që ka dhënë për Euronews Albania.
Me rreth 104 premiera në teatro të ndryshme anë e mbanë Shqipërisë e me 82 role të interpretuara mjeshtërisht, Dhimitër Orgocka i ka lënë një pasuri të jashtëzakonshme artit shqiptar.
“Gjeneral gramafoni”, “Dasëm e çuditshme”, “Asgjë nuk harrohet” , “Përsëri pranverë”, “Horizonte të hapura” e shumë tituj të tjerë janë ato që na kujtojnë menjëherë regjisorin dhe aktorin e madh korçar.
Lexoni gjithashtu:
I shënuan emrin pro shembjes së Teatrit Kombëtar kundër dëshirës, regjisori shpjegon se si ndodhi
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta