Një vit i ri ndryshe, 2021 me rrugë boshe, pak vende kanë festuar me grumbullime
E gjithë bota ka mirëpritur vitin e ri 2021, megjithëse jo njëlloj si herët e tjera.
Kufizimet e pandemisë së COVID-19 kanë detyruar që shumica e shteteve në glob të ndërrojnë vitet në heshtje, pa festime dhe në frikë. Megjithatë, hedhja e fishekzjarreve, një simbol i mesnatës së Vitit të Ri, ka krijuar panorama të mrekullueshme në disa shtete, por me shumë pak qytetarë ose me asnjë për t’i parë.
Bulevardi i famshëm Champs Elysees në Francë e mirëpriti Vitin e Ri me një atmosferë heshtjeje, pa fishekzjarre, ku vetëm pak makina ishin në qarkullim afër Harkut të Triumfit.
Ndërkohë, Berlini nën masën e ndalimit të hedhjes së fishekzjarreve në disa territore të saj për të mos shkaktuar grumbullime, ka regjistruar edhe qytetarë që e kanë thyer këtë rregull. Disa berlinezë, gjatë mesnatës së Vitit të Ri, kanë hedhur nga ballkonet e tyre fishekzjarre duke shkaktuar edhe zjarre të vogla anembanë kryeqytetit gjerman.
Edhe shtete të tjera evropiane, kanë mirëpritur 2021 me pak fishekzjarre, por gati asnjë spektator.
Rio de Zhanero në Brazil, ku zakonisht organizohet një panoramë madhështore e fishekzjarreve që ndiqet nga gati 2 milionë persona, këtë vit ishte gati bosh me vetëm rreth 100 qytetarë me maska.
New York-u nga ana tjetër, një nga pikat kryesore të festimit të Vitit të Ri që karakterizohet zakonisht nga grumbullime masive, e priti vitin 2021 me vetëm disa të ftuar, ku mes tyre edhe punonjës të shëndetësisë apo stafe mjekësore që kanë luftuar në radhë të parë me pandeminë.
Ndërsa pjesa më e madhe e shteteve në botë kanë festuar me kufizime, Wuhani, origjina fillestare e shpërthimit të pandemisë, e ka organizuar kalimin e viteve normalisht me qindra qytetarë që janë grumbulluar në qendër të qytetit pa nevojën për të respektuar distancën sociale.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni