‘Avionët kërcënim bërthamor’, Moska reagon ashpër pas ndihmës së SHBA për Ukrainën
Ministri i Jashtëm rus thotë se dërgimi i avionëve F-16 nga SHBA është një hap i gabuar. Sipas tij, ky vendim do të bëjë që Moska të cilësojë Ukrainën si një rrezik bërthamor.
Rusia ka reaguar ashpër pas vendimit të vendeve të NATOs për të rritur ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei LAvrov thotë se dërgimi i armatimeve të rënda në Ukrainës është një hap i gabuar i aleancës.
Në një intervistë për median ruse, Lavrov thotë se dërgimi i avionëve luftarakë F-16 nga shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ukrainë është një hap që kërcënon seriozisht përkeqësimin e konfliktit.
Sipas tij, këta avionë janë në gjendje të transportojnë armë bërthamore dhe prania e tyre në territorin e Ukrainës, për Moskën do të konsiderohet si një rrezik bërthamorë.
Lavrov thotë se ka informuar shtetet që kanë fuqi bërthamore, si SHBA, Britania e Madhe dhe Franca mbi rrezikun që paraqet një zhvillim i tillë. Kreu i diplomacisë rusë thotë se Ukraina do të cilësohet si një kërcënim bërthamor nga Rusia dhe do të ndërmerren hapat e duhur.
Duke komentuar samtin e NATO-s, Lavrov deklaroi se SHBA dhe aleatët e saj po e çojnë situatën në një përplasje me Rusinë dhe sipas tij një zhvillim i tillë i ngjarjeve mund të ketë pasoja katastrofike për të gjithë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta