Dy vajza të mitura në Tiranë humbasin kontaktet me familjarët, nisin kërkimet
Dy vajza adoleshente kanë humbur kontaktet me familjet e tyre dy ditë më parë në Tiranë. Lajmi bëhet me dije nga Policia e Shtetit, e cila thotë se ka nisur kërkimin për gjetjen e dy të miturave, të cilat janë larguar pa lënë asnjë kontakt me familjarët.
Blutë e kryeqytetit shprehen se vajzat ishin shoqe më njëra-tjetrën, ndërsa paraprakisht nuk ka asnjë të dhënë konkrete në lidhje me vendndodhjen e tyre.
Kanë qenë familjarët ato që kanë denoncuar zhdukjen e dy vajza të mitura, ndërkohë Policia ka organizuar strukturat e saj me qëllim gjetjen dhe kthimin e dy vajzave pranë prindërve.
“Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallëzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta