‘Gjeni vota në Georgia’, presidenti Trump presion zyrtarit të lartë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve

4 Janar 2021 | 06:21

Ndërsa në 6 janar Kongresi pritet të certifikojë fitoren e Joe Biden, presidenti në largim Donald Trump nuk i ndal përpjekjet e tij për të siguruar një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Pas dështimit me proceset gjyqësore, tanimë një tjetër ngjarje del në pah.

Një regjistrim vokal është bërë publik nga ‘Washington Post’, ku dëgjohet se si Presidenti Trump i kërkon zyrtarit të lartë të zgjedhjeve në Georgia të “gjejë” vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Në fragmentet e publikuara nga ‘Washington Post’, Trump mund të dëgjohet duke bërë presion ndaj sekretarit të shtetit, Brad Raffensperger.

“Pra, dëgjoni. Ajo që dua të bëj është kjo. Unë thjesht dua të gjej 11.780 vota, që është një më shumë se sa kemi. Sepse ne e fituam shtetin. Njerëzit në Georgia janë të zemëruar. Dhe, nuk ka asgjë të keqe të thuash, e di çfarë….. i rillogaritëm rezultatet”, dëgjohet të thotë Trump.

Në bisedën telefonike Raffensperger dëgjohet duke thënë se: “Sfida që keni Z. President është se të dhënat që keni janë të gabuara”.

Shteti i Georgia zhvilloi tre numërime të ndara të votave, duke rezultuar në dy certifikime zyrtare të fitores së Biden. Rezultatet përfundimtare tregojnë se Biden fitoi 11,779 vota më shumë se Trump. Përpara publikimit  të audios, Trump shkroi në Twitter duke thënë se Raffensperger “nuk ishte i gatshëm, ose i paaftë, për t’iu përgjigjur çështjeve të tilla si mashtrimi, ‘fletëvotimet nën tryezë’, shkatërrimi i votave, votuesit e vdekur etj.

E sërish në Twitter zyrtari i lartë u kundërpërgjigj duke shkruar: ‘Me respekt zoti president, ajo çfarë po thoni nuk është e vërtetë, e vërteta do të dalë në dritë’. Një ditë më parë, 12 republikanë në senat, mbështetur edhe nga zv. presidenti Mike Pence u shprehën se nuk do të certifikojnë fitoren e Biden. Ndërkohë, po në Georgia të martën zhvillohen zgjedhje të rëndësishme ku do të votohen dy senatorët dhe rezultati do të përcaktojë balancën e pushtetit në Senat.

 

Lexoni gjithashtu:

Përpjekjet e fundit për presidencën, 11 senatorë pro Trump refuzojnë të certifikojnë fitoren e Joe Biden

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026