Milan 15 ndeshje pa humbje, rekord për Ronaldon, City tregon muskujt me Chelsea
E diela e parë e vitit 2021 ka rezervuar dhe takimet e para për disa nga skuadrat më elitare në Europë, ku duhet thënë se nuk pati surpriza. Për të 15-ën ndeshje në kampionat, Milan nuk njeh humbje, teksa mundi në transfertë Beneventon.
Vendi i parë për kuqezinjtë që duhet të mendojnë për takimin e radhës, kundër kampionëve në fuqi. Kuqezinjtë duhet t’i bëjnë mirë llogaritë, pasi menjëherë pas tyre ndodhet Inter, që regjistroi suksesin e tetë radhazi në kampionat.
Juventus nuk gaboi në takimin e Udinesen. ‘Zonja e vjetër’ triumfoi me rezultatin 4-1 falë golave të Chiesa, Dybala dhe dopietës së Ronaldos. I veçantë dygolëshi portugezit, i cili tani numëron 758 gola me klubet dhe përfaqësuesen, duke lënë pas vetes brazilianin Pele.
Në Angli, Mançester City ka treguar muskujt ndaj Chelsea. Skuadra e Pep Guardiolës shënoi tri herë në pak minuta që në pjesën e parë, duke i lënë pak vend për llogari bluve të Londrës, që shënuan golin e nderit në limitet e takimit.
Skuadra e Lampard duket se vijon të vuajë problemet e fundvitit të shkuar, pasi në 6 takimet e fundit në Premier League ka marrë vetëm 1 fitore.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet