NBA, Stephen Curry realizon 62 pikë në fitoren e radhës të Golden State
Në fitoren 137-122 që Golden State Warriors realizoi të dielën ndaj Portlandit, Stephen Curry shënoi një rekord personal prej 62 pikësh.
Në Chase Center të San Franciscos, Warriors e nisën mbarë me 66 pikë kundrejt 54 të Portlandit realizuar në dy periodat e para. Vendasit mbajtën të njëjtin ritëm edhe në pjesën tjetër, ndërsa Lillard dhe McCallum nuk mjaftuan për Blazers.
Curry u bë i teti lojtar që kanë mundur të realizojnë mbi 60 pikë në një ndeshje në historinë e basketbollit amerikan – Witt Chamberlain, Kobe Bryant, Michael Jordan, Elgin Baylor, James Harden, Damian Lillard dhe Davin Booker.
Bryant mbetet më i moshuari, ndaj Utah Jazz në vitin 2016 (37-vjeç) realizoi 60 pikë, ndërsa Booker më i riu në moshë, ndaj Celtics në vitin 2017 (20 vjeç) realizoi 70 pikë.
? Career-high 62 points for Steph Curry! ?
WHERE ELSE does a 2-time #KiaMVP and 3-time NBA Champion continue to push the limits of what’s possible? #OnlyHere pic.twitter.com/NAtwSGMNyr
— NBA (@NBA) January 4, 2021
Më parë Curry kishte realizuar maksimumi 54 pikë kundër New York Knicks në vitin 2013.
Në ndeshjet e tjera, LeBron James realizoi 22 pikë teksa Los Angeles Lakers fituan me vështirësi 108-94 ndaj Memphis Grizzlies. Skuadra tjetër e Los Anglesit, Clippers, fituan 112-107 ndaj Phenix Suns, ndërsa Boston Celtics fituan 122-120 ndaj Detroit Pistons.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta