Arbitrazhi rrëzon pezullimin e FIFA-s, Partizanit i lejohet merkatoja e janarit
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur të heqë pezullimin e vendosur nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ndaj Partizanit për sesionin e transferimeve të lojtarëve duke bërë që të kuqtë të rifitojnë të drejtën për të afruar lojtarë gjatë muajit janar.
Vendimi është njoftuar nga klubi 16 herë kampion i Shqipërisë përmes një postimi në Facebook në të cilin theksohej se ai “është paraprak”.
Tashmë pritet “zbardhja e plotë dhe përfundimtare” e vendimit, për të kuptuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje.
Në muajin gusht të vitit të shkuar, Partizanit iu pezullua e drejta për të operuar në sesionin e transferimeve për dy sezone.
Vendimi i FIFA-s lidhej me rastin e transferimit të Eraldo Çinarit në vitin 2018, transferim që u kalua me polemika dhe masa disiplinore nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), pasi u konsiderua i parregullt.
Klubi kroat i Istras, që e kishte huazuar Çinarin për një vit nga klubi spanjoll i Alaves ngriti pretendime se futbollisti kishte anashkaluar një parakontratë me ta përpara se të prezantohej si futbollist i Partizanit. FIFA e gjobiti futbollistin me 83 mijë euro ndërsa e konsideroi klubin kryeqytetas si palë në çështje duke i pezulluar edhe merkaton.
Lexoni gjithashtu:
Tjetër gjobë nga FIFA, Partizani dhe Erald Çinari duhet të paguajnë 83 mijë euro
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta