I nxehti godet SHBA, në luginën e vdekjes temperatura regjistron 53.9 gradë celsius
Në SHBA vala e të nxehtit pritet të prekë më shumë se 110 milionë njerëz. Në Las Vegas termometri pritet të arrijë shifrën 47 gradë celsius.
Krahas Europes, vala ektreme e të nxehtit ka pushtuar edhe pjesën jug perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila pritet të prek më shumë se 110 milionë njerëz.
Rekordet e temperaturës do të regjistrohen në më shumë se 38 qytete.
Në Las Vegas, vala e fortë e të nxehtit do të regjistrojë vlerën prej 47.2 gradë celsius. Temperatura në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, vendi më i nxehtë në botë arriti në 53.9 gradë celsius.
Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe Kanadanë. Ndërsa nga ana tjetër Australia po përjeton një dimër më të ashpër.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimet klimatike të lidhura me aktivitetet njerëzore do të shkaktojnë gjithnjë e më shumë evente ekstreme të motit.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë reduktime të mëdha të emetimeve te karbonit.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi