Shtyhet me tre muaj afati i kolaudimit, s’preken taksat dhe siguracioni

4 Janar 2021 | 15:49

Të gjithë pronarët e automjeteve, të cilët do të duhej të kryenin kontrollin teknik brenda 3-mujorit të parë të këtij viti nuk do të paraqiten në qendrat e kolaudimit. Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku, pasi kompania private SGS, e cila kishte me koncesion shërbimin, tashmë është larguar duke ia dorëzuar të gjitha asetet Drejtorisë së Përgjithshme të Transporit Rrugor.

Në këtë fazë tranzitore, vendimi vlen vetëm për kontrollin teknik, çka do të thotë se taksat vjetore të mjeteve, policat e sigurimit apo çdo shërbim tjetër duhet të paguhen e të kryhen në kohë.

Sipas argumentit që jep Drejtoria e Përgjithshme e Transportit, kjo fazë kërkon kohën e vet në mënyrë që të zbatohet me përpikmëri ana ligjore, dhe t’i  jepet kohë daljes së ndryshimeve në Kodin Rrugor që është miratuar si draft në Qeveri dhe pret kalimin në Parlament gjatë janarit.

Ndërkohë, pas rihapjes së pikave të kontrollit teknik pritet që përdoruesit e mjeteve të paraqiten një herë në dy vjet dhe jo çdo vit, siç është aplikuar deri më sot.

Nga ana tjetër, automjetet me kilometrazh 0 që do të dalin në rrugë dhe ato që do të targohen nga e para, do pajisen me autorizim të posaçëm deri në rihapjen e shërbimit të kontrollit teknik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026