Zjarret përfshijnë Greqinë, turistët evakuohen nga resortet për shkak të flakëve

18 Korrik 2023 | 16:32

Greqia po përballet me emergjencën e zjarreve. Flakët kanë përfshirë disa zona në afërsi të Athinës. Autoritetet janë detyruar të evakuojnë një pjesë të banorëve dhe turistëve.

Zjarret në rrethinat e Athinës kanë krijuar situatë emergjente në Greqi. Qindra turistë janë evakuuar nga resortet, për shkak të rrezikut nga flakët dhe tymi. Era ka ndihmuar përhapjen e flakëve duke rrezikuar masivët e pyjeve.

Autoritet deklaruan se 6 komunitete që jetojnë në zonën e bregdetit kanë marrë urdhër të largohen nga zonat e rrezikut.

Problematike duket situata dhe me kafshët. Ushtria dhe forcat vullnetare janë detyruar të marrin masa dhe për mbrojtjen e femrave me kafshë duke siguruar që flakët të mos shkaktojnë dëme.

Në Lagonisi, 40 kilometra larg Athinës, janë përdorur avionë specialë për shuarjen e flakëve. Një vatër zjarri e madhe është përhapur orët e fundit në zonën turistike të Loutraki-t, 90 kilometra larg kryeqytetit grek. Në këtë zonë u evakuuar me urgjencë një kamp veror për fëmijët dhe një qendër rehabilitimit.

Zëdhënësi i zjarrfikësve Janis Artopios tha se era e fortë dhe terreni malor, po vështirësojnë punën e ekipeve. Ai tha se “kushtet e motit po ndryshojnë në mënyrë konstante dhe kjo ndikon në reagimin e tonë. Ne kemi urdhëruar shumë evakuime”.

Të evakuuarit janë vendosur në hotele dhe shkolla. Disa ditë më parë, kryeministri grek e cilësoi rrezikun e zjarreve gjatë këtij vitit si një situatë shumë ekstreme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026