Mjekja 70-vjeçare në Delvinë në shërbim të qytetarëve: Do vazhdoj të punoj, misioni jonë është human

5 Janar 2021 | 06:43

Emigrimi i mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit, duket se po sjell dhe pasojat e para.

Në qytetet e vogla vihet re mungesa e bluzave të bardha, ndërsa pandemia e COVID-19 e vështirëson situatën në spitale. Për komunitetin e Delvinës, si shpëtim është gjendur mjekja në pension, Nafize Duro.

“Që më mëngjes që vij në punë, me vizita, me konsulta, sipas rastit, Rastet e rënda i çoj në Sarandë”, u shpreh ajo.

Rikthimi i mjeke Nafizes është pritur shumë mirë nga kolegët e saj në spital, të cilët e shohin si shumë të vyer ndihmën e të moshuarës.

“Është gjëja më e mire që kemi në shërbimin e urgjencës. Falë saj varet gjithë shërbimi. Dua të falënderoj dhe mjeket e familjes që janë në ndihmë të saj. Në vijë të parë kemi gjithmonë doktoreshë Nafon”, u shpreh Marieta Mehmeti.

Ndërkohe që rastet me COVID në Delvinë këto ditë janë të shumta, 70-vjecarja Nafize Duro vijon të jetë në zyrën e saj duke dhënë më shumë siguri për qytetarët e qytezës në jug të vendit.

“Doktoreshë Nefon e njoh prej vitesh është një element shumë pozitiv, një doktoreshë e palodhur shumë korrekte, e ëmbël me njerëzit, asnjëherë nuk ka thënë jo në jetën që unë e njoh. Edhe në pensin që është në moshën e kaluar të saj ajo është e përkushtuar, është një doktoreshë e talentuar, gjithmonë jep më të mirën për ne dhe gjithë komunitetin e qytetit të Delvinës”, u shpreh një qytetar.

“Për doktoreshën  nga falët më të mira, për prindërit tanë që janë pleq këtu në Delvinë dhe për të gjithë ata që vijnë nga Greqia është shumë mirënjohëse e sjellshme e edukuar edhe shumë e thjeshtë. Unë kisha nënë time, ajo me fjalën e parë mbërriti në shtëpi. Na ka shërbyer në mënyrë të shkëlqyer. Fjalët më të mira edhe për tërë personelin këtu”, tha ai më tej.

Edhe pas 40 vitesh eksperiencë mjekja Nafizja nuk e harron kurrë misionin e saj.

“Unë kam 40 vjet që punoj, do të vazhdoj të punoj sepse misioni jonë është mision human që duhet t’u shërbesh njerëzve”, përfundoi mjekja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026