COVID rrezikon Formula 1, në pikëpyetje Çmimi i Madh i Australisë
Gara e parë e sezonit të ri në Formula 1 është në rrezik për shkak të COVID-19. Mediat lokale në Australi kanë ngritur shqetësimin se Çmimi i Madh i Australisë mund të shtyhet, pas shtrëngimit të masave që ka marrë qeveria për shkak të përhapjes së COVID-19.
Melburn pritet që të futet në karantinë për një kohë të pacaktuar dhe kjo krijon pasiguri për zhvillimin e garës së parashikuar për t’u zhvilluar në muajin mars. Vitin e shkuar gara për çmimin e madh të Melburn u anulua vetëm pak orë para nisjes së provave të para, por diçka e tillë rrezikohet dhe këtë edicion.
Në vitin 2020, organizatorët u detyruan që ta nisnin sezonin në muajin korrik dhe të reduktonin numrin e garave, për të shpëtuar sezonin. Një problematikë e ngjashme mund t’i ndjekë edhe këtë vit, por gjithçka pritet që të mirë-mendohet në muajin janar, për të evituar çdo surprizë të pakëndshme gjatë rrugës.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta