Hazizaj: Gjykatë Kushtetuese nga halli, shqyrtimi i ankimimit të opozitës për Kodin, sinjali i parë i dinjitetit
Pas emërimit të Altin Binajt, Përparim Kalos dhe Sonila Bejtjas si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ky institucion tashmë i përbërë prej 7 anëtarësh është ligjërisht funksional. Gjykata ka nevoje ende për dy anëtarë që të plotësojë numrin e saj ligjor.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese tashmë që ka arritur kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime dhe pritet që të nisë menjëherë nga puna në datën 5 janar.
Juristi Sokol Hazizaj tha për Euronews Albania se mënyra se si u formua kuorumi në këtë gjykatë përmes presionit politik dhe ndërkombëtar vë në dyshim efikasitetin dhe dinjitetin e saj si institucioni që duhet të korrigjojë politikën, qeverinë, parlamentin dhe vendimmarrje që lidhen me thelbin e së drejtës.
“Pyetja që shtrohet në këtë rast është a kemi Gjykatë Kushtetuese nga halli apo të ardhur në përputhje me ligjin kushtetues dhe do të funksionojë mbi bazën e tij?
Unë mendoj se kemi një Gjykatë Kushtetuese nga halli, që do të thotë se nëse një gjykatë vjen në këtë mënyrë ne mund ta quajmë edhe gjykatë, siç është ajo e Apelit që nuk funksion, por sot për shkak të numrit të reduktuar të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të sforcos jokushtetuese të fundvitit të kaluar mund të bëhet mbledhja e gjyqtarëve.
Ajo që është e vërtetë është se kushtetuesja rifilloi. Por çështja është se ky lloj kuorumi njerëzit të ardhur si erdhën a do ta kenë kredon për të zgjidhur çështje shumë të rëndësishme, duke nisur nga zgjedhjet e përgjithshme, ka disa kërkesa të opozitës lidhur me këtë. A kanë kredo?
Sepse Gjykata Kushtetuese, përmes vendimmarrjes së saj bart edhe sensibilitete të karakterit politik, ndaj pas saj fshihen edhe interesa politike. Dhe kjo gjykatë u ngrit për shkak të presionit politik dhe ndërkombëtar”, tha z. Hazizaj.
Sipas tij, marrja në shqyrtim përpara zgjedhjeve të 25 prillit i ankimimit që opozita ka bërë lidhur me Kodin Zgjedhor, do të ishte sinjali i parë i ekzistencës së një Gjykate Kushtetuese dinjitoze.
“Asnjë kriter nuk e përjashton mundësinë që Gjykata Kushtetuese të mbledhë seancën dhe për të kaluar në diskutim kërkimet që kanë bërë subjektet politike lidhur me Kodin zgjedhor.
Çështja është, këta 6-7 gjyqtarë a janë dinjitozë për të qenë atje?
Gjykimi kushtetues është fundi i gjësë së mirë që mund të bëjë një sistem. Gjykata Kushtetuese do korrigjojë politikën, qeverinë, parlamentin dhe vendimmarrje që lidhen me thelbin e së drejtës. Shqyrtimi i këtij ankimi para zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë sinjali i parë i ekzistencës apo jo i një Gjykate Kushtetuese dinjitoze”, u shpreh juristi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta