30-vjeçari u arratis nga Komisariati nr.1, pezullohen nga detyra 2 policë

5 Janar 2021 | 10:14

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit ka pezulluar nga detyra 2 efektivët e komisariatit numer.1 ku një ditë më parë u arratis 30-vjeçari Riljon Lala.

Sakaq burime bëjnë me dije se për të dy efektivët që shoqëronin të arrestuarin ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë.

Riljon Lala, u vu në pranga tri ditë më arë në zonën e ‘Ali Demit’ pasi iu gjet me vete një pistoletë pa leje.

Policia bëri me dije se arrestimi i këtij shtetasi kishte ardhur falë bashkëpunimit me qytetarët.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm , shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shigjetat”, bënë të mundur që në lagjen “Ali Demi” të lokalizonin personin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por gjatë ndjekjes është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë”, njoftonte tri ditë më parë policia.

 

Lexoni gjithashtu:

U arrestua dy ditë më parë me armë pa leje, arratiset nga komisariati 30-vjeçari

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026