Axhenda e Kushtetueses, Tusha: Qëndrimi im në detyrë nuk lidhet me shortin e KED
Pas plotësimit me 3 gjyqtarë të rinj, 7 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zhvilluan mbledhjen e parë më 29 dhjetor.
Por këtë javë pritet të zhvillohet sërish mbledhja e gjyqtarëve, me rend dite shqyrtimin e çështjeve që sipas ligjit i përkasin për kompetencë, por edhe për të kryer veprimet e nevojshme përgatitore dhe organizative për rifunksionimin e Gjykatës.
Euronews Albania kontaktoi me anëtaren Vitore Tusha, të cilës i ka mbaruar mandati, por prej janarit të vitit 2019 ushtronte funksionin e zëvendëskryetares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe ushtron kompetencat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Tusha thotë se mos rizgjedhja e saj në KED nuk prek vijimin e detyrës.
“Qenia ime në detyrë nuk lidhet me shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ku pas 3 viteve këtë herë nuk më ra gogla. Unë jam në detyrë dhe do të qëndroj sipas parashikimeve ligjore deri në plotësimin e vakancave, që duhet të vijnë nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, tha znj. Tusha.
Plotësimi me 9 anëtarë i Kushtetueses tashmë varet nga ngritja e Gjykatës së Lartë, e cila pasi të bëhet me 15 anëtarë, mund të propozojë 3 emrat për në Gjykatën Kushtetuese.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta