Shtimi i turistëve shton aksidentet rrugore? Më shumë aksidente në qershor

20 Korrik 2023 | 07:45

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 132 persona nga 141 në muajin Qershor 2022. Aksidentet rrugore, në 82,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,7 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 14,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Qarkullimi i automjeteve në vend është shtuar në qershor, teksa dhe konsumi i karburanteve është rritur. Shumë turistë preferojnë të marrin makina me qira, për shkak të mungesës së orientimit me transportin publik. Nga ana tjetër edhe rënia e çmimeve të naftës ka nxitur qarkullimin.

Në muajin Qershor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Premte me 18,8 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Mërkurë me 8,9 %.

Në muajin Qershor 2023, 20,8 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, numërohen 528 aksidente rrugore nga 581 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 9,1 %.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026