Ministri i Jashtëm i Greqisë i telefonon Kryeministrit Rama
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias thotë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin, Edi Rama. Z. Dendias në një postim në profilin e tij në Twitter shprehet se në këtë bisedë ka diskutuar me z. Rama mbi “zhvillimet më të fundit në rajon”.
Telefonata e Dendias vjen pak ditë pas hyrjes në fuqi të dekretit presidencial për zgjerimin me 12 milje në detin Jon por gjithashtu ajo është dhe në kuadër të një serie telefonatash që kreu i diplomacisë greke ka zhvilluar me disa vende fqinje dhe aleate.
“Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet më të fundit në rajon”, shkruan ministri i Jashtëm i Greqisë.
Σε τηλεφωνική επικοινωνία με τον Πρωθυπουργό της Αλβανίας, @ediramaal, συζητήσαμε για τις πρόσφατες περιφερειακές εξελίξεις – I spoke by phone to #Albania PM @ediramaal. Recent regional developments in focus. pic.twitter.com/NQKIsNApvf
— Nikos Dendias (@NikosDendias) January 5, 2021
Çështja e kufirit detar mes dy vendeve vazhdon të jetë një temë e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë që pas rrëzimit të marrëveshjes së vitit 2009 nga Gjykata Kushtetuese. Së fundmi, qeveritë e dy vendeve kanë rënë dakord që këtë çështje ta zgjidhin në Gjykatë Ndërkombëtare të Hagës.
Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias i ka telefonuar Olta Xhaçkës, ministres së re të Jashtme të Shqipërisë. Gjatë bisedës, z. Dendias shprehu vullnetin e vendit të tij për të forcuar më tej marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimin për të zgjidhur sfidat e përbashkëta.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta