Veliaj i jep Çelësin e Qytetit, Ricky Martin: Do flas kudo për shqiptarët
Sot këngëtari me famë botërore Ricky Martin do të mbajë koncertin e tij në sheshin “Skënderbej”.
Kryebashkiaku Veliaj ka pritur artistin në zyrën e tij ku i dhuroi dhe “Çelësin e Qytetit”. Ai shprehu mirënjohjen që këngëtarë të tillë vlerësojnë Tiranën dhe vijnë për performancat e tyre.
“Kemi pasur një stinë latine. Filluam me Enrique Iglesias, Ochoa, Hemingëay Jazz Festival dhe Ricky Martin, qershia mbi tortë. Kur shikon dy gjenerata që, në fakt ashtu si vendi ynë, vend i vogël, kur prodhon një yll të madh, ashtu si dikush që vjen nga Kuba, Puerto Rico, tregon fuqinë e njerëzve të mëdhenj, për të ngritur edhe vendet e vogla e për t’i çuar lart. Jam krenar sepse Ricky është edhe agjent i marketingut të Tiranës dhe i Shqipërisë dhe sot jam vërtet mirënjohës që ke ardhur në Tiranë bashkë me miqtë, për të na dhënë energji pozitive,” – u shpreh Veliaj.
Ndërsa këngëtari i famshëm Ricky Martin falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe tha se do flasë për shqiptarët dhe energjinë e tyre pozitive kudo.
LEXONI GJITHASHTU:
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)