Pse po ikin qytetarët? Inxhinieri shqiptar në Vjenë tregon pse u largua nga vendi

5 Janar 2021 | 18:21

Shqipëria vazhdon të mbetet një vend me nivel të lartë të emigracionit. Sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) vendi ynë renditet i katërti në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë.

Besmir Semanaj është një inxhinier i teknologjisë së informacionit, i cili punonte deri para dy vitesh për një kompani të huaj në Shqipëri, por zgjodhi ta lë vendin së bashku me familjen dhe sot ndodhet në Vjenë.

Ai tregoi për Euronews Albania shkaqet, të cilat sipas tij e detyruan të lë Shqipërinë për t’u larguar drejt vendit, ku sot jeton dhe punon bashkë me familjen.

“Për të qenë i sinqertë, më shumë e sa pjesa e parë, arsyeja e largimit është për një jetë më e mirë dhe një jetë dinjitoze. Pra, për të jetuar në një vend, ku të drejtat themelore zbatohen më mirë, ku mundësitë janë shumë më të lartë për një të ardhme më të mirë”, tha ai.

Inxhinieri pohon se një arsyet kryesore, që shqiptarët zgjedhin të ikin është se vendi i tyre nuk ofron kualifikime profesionale.

“Çdo person kërkon më shumë për veten, dhe Shqipëria për momentin nuk e ofron këtë gjë. Në katër vitet e fundit, vetëm në kompaninë time janë larguar tetë familja”, shtoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Meta, Rama dhe Basha përplasen për largimin e intelektualëve nga Shqipëria

 

                                                                                                                                     

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026