Polonia rrit vigjilencën, zhvendos formacionet ushtarake në kufi me Bjellorusinë

21 Korrik 2023 | 09:34

Polonia ka vendosur të zhvendosë formacionet ushtarake nga perëndimi në lindje të vendit për shkak të kërcënimeve të mundshme që lidhen me praninë e grupit mercenar Wagner në Bjellorusi, ka thënë sekretari i komitetit të sigurisë së vendit

Rritja e vigjilencës së Polonisë vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse se mercenarët nga Wagner do të ndihmojnë në trajnimin e forcave speciale në një poligon ushtarak pranë kufirit me Poloninë, e cila është anëtare e NATO-s.

Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka thënë se po monitoron situatën në kufirin me Bjellorusinë dhe është e përgatitur për skenarë të ndryshëm.

“Kufijtë e Polonisë janë të sigurt, ne po monitorojmë situatën në kufirin tonë lindor në mënyrë të vazhdueshme dhe jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm”, tha ministria e Mbrojtjes në një deklaratë të dërguar me email agjencisë së lajmeve Reuters.

Vendi i NATO-s filloi dislokimin e më shumë se 1,000 trupave dhe pajisjeve ushtarake në lindje në fillim të këtij muaji pasi mercenarët rusë Wagner u zhvendosën në Bjellorusi, shkruan Sky News.

Perqendrimi i forcave të Polonisë përgjatë kufirit me Bjellorusinë ka sjelle reagimin  e Rusise e cila tha se është një “shkak për t’u shqetësuar”

“Sigurisht që është një shkak për shqetësim. Agresiviteti i Polonisë është një realitet,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Një qëndrim i tillë armiqësor ndaj Bjellorusisë dhe Federatës Ruse kërkon vëmendje të shtuar nga ana jonë.”, shtoi ai.

Trupat e Wagner-it luajtën një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, duke ndihmuar në kapjen e pjesëve kryesore të qytetit të Bakhmut pas gati dhjetë muaj luftimesh intensive.

Wagner ka humbur 22 mijë nga ushtarët e vet në luftën në Ukrainë, ndërsa 40 mijë tjerë janë plagosur dhe deri 10 mijë prej tyre do të shkojnë në Bjellorusi.

Komandanti i lartë i njohur me nofkën e luftës “Marx”, shefi i shtabit të wagner, tha në postim se gjithsej 78,000 burra të Wagner kishin marrë pjesë në atë që ai e quajti “udhëtim biznesi në Ukrainë”, 49,000 prej tyre janë ish të burgosur.

Wagner ndihmoi Rusinë të aneksonte Krimenë në vitin 2014, luftoi militantët e Shtetit Islamik në Siri, operoi në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali, dhe pushtoi qytetin ukrainas të Bahmutit për Rusinë në fillim të këtij viti.

“Deri në 10 mijë luftëtarë kanë shkuar ose do të shkojnë në Bjellorusi”, tha Komandanti i lartë I Wagner ndersa “Rreth 15 mijë kanë shkuar me pushime”.

Ai ka kundërshtuar dhe një deklaratë të ardhur nga zyrtarët rusë të cilët thonë se rreth 33,000 luftëtarë të Ëagner kishin nënshkruar kontrata me ministrinë e mbrojtjes së Rusisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026