Raporti i OECD: Shqipëria vendi i katërt në botë për emigrimin e profesionistëve

5 Janar 2021 | 19:00

Shqipëria vazhdon të mbetet një  vend me nivel të lartë të emigracionit. Sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) vendi ynë renditet i katërti në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë.

Por vala e emigracion nuk ka prekur vetëm krahun e punës, por edhe shtresën e inteligjencës apo të ekspertëve. Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para në botë për normën e emigracionit të  intelektualëve për periudhën 2000- 2001 deri në 2015- 2016.

Sipas raportit  të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik  vendi ynë pozicionohet në vendin e tetë në botë për normën e largimit të intelektualëve.

Ndërkohë që në shifra edhe më shqetësuese është rritja e ritmit të emigrimit të personave me aftësi të larta, ku për të njëjtën periudhë ne mbajmë vendin e katërt.

Emigrimi masiv i shqiptarëve nisi që në vitet 90 me rënien e regjimit komunist dhe me sa duket nuk po njeh zbutje dhe ikja e të arsimuarve nuk duket të jetë një lajm aspak i mirë.

Po sipas raportit edhe vende të tjera të  Ballkanit janë burime potenciale të emigrimit në vendet e BE-së. Por, edhe këtu Shqipëria zë vendin e parë me një normë totalë  emigrimi prej 29% më pas vjen  Bosnjë dhe Hercegovina prej 20% dhe Maqedonia e Veriut prej 18%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026