Vaksina italiane anti-COVID, mjeku Balla: Ka 92% efektshmëri, pritet të dalë në treg në muajin gusht
Mjeku shqiptar në Breshia, Julian Balla u shpreh në Euronews Albania se vaksina italiane anti-COVID është një lajm shumë i mirë për të gjithë botën në këtë kohë pandemie.
“Normalisht që është një lajm shumë i mirë sepse në të gjithë botën ka një kërkesë të madhe dhe e vetmja kompani në Evropë, ‘Pfizer’ nuk arrin të përmbushë kërkesat. Sa më shumë vaksina të jenë në treg është diçka tepër pozitive”, u shpreh ai.
Mjeku sqaroi më tej se vaksina është në fazën e parë dhe se duhet të kalojë edhe sy teste të tjera.
Sipas tij, pritet që kjo vaksinë të hidhet në treg në muajin gusht ose shtator.
“Kjo vaksinë është në embrion, në fazën e parë, duhet të kalojë edhe 2 faza të tjera testimi që të hidhet në treg. Faza më kritike është faza e parë edhe rezultatet janë tepër të kënaqshme. Besoj se nga muaji gusht ose shtator kjo vaksinë do të hidhet në treg”, tha zoti Balla.
Mjeku pohoi se kjo vaksinë, pas testimit të fazës së parë ka 92% efektshmëri.
“Faza e parë e vaksinës italiane është dikur tek diku 92%”, përfundoi ai.
Kompania “ReiThera” po e zhvillon vaksinën në bashkëpunim me atë gjermane “Leukocare” dhe atë belge “Univercells” dhe ka nisur bisedimet me Bashkimin Evropian për furnizimin e bllokut me doza në muajin shtator.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta