Ushtria e Kosovës përkrah SHBA në misione paqeruajtëse, Hoti: Gur themeli në rrugën e integrimit euro-atlantik
Për herë të parë ushtria e Kosovës do të rreshtohet përkrah asaj të SHBA në misione paqeruajtese jashtë vendit. Ky vendim i miratuar me shumicë votash në parlamentin e Kosovës është konsideruar një moment histori për Kosovën.
Për kryeministri Avdullah Hoti, ky është gur themeli në rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Kjo mundësi që na jepet konfirmon besimin e partnerëve tanë strategjikë për rolin e Kosovës jo vetëm në sigurinë rajonale, por edhe në sigurinë ndërkombëtare.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar kontingjentin e FSK-së jashtë vendit tregon se Kosova mbetet e përkushtuar ta rrisë bashkëpunimin me SHBA-të dhe vendet aleate.
Këtë mision duhet ta konceptojmë, jo vetëm si një detyrë në kuadër të marrëdhënieve tona ndërkombëtarë, por si një konfirmim të rrugëtimit tonë euroatlantik. Me këtë vendim sonte vendoset gurthemeli i radhës në rrugën tonë të integrimit euroatlantik të shtetit të Kosovës”, tha Hoti.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dërgimin e kontingjentit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Iowa për mision paqeruajtës, e quan jetësim të punës së vazhdueshme dhe strategjike që është bërë në vazhdimësi si Kosovë, për të vendosur partneritet dhe aleancë të përjetshme me ShBA-të.
“Ushtria e Kosovës u bë me bekimin e Gjeneralit Mattis dhe sot Kuvendi i Kosovës mori vendim historik, për t’i dhënë drejtim synimit tonë, për një ushtri që do të sigurojë paqen në vend dhe në botë”, ka reaguar Haradinaj.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kanë votuar pro kërkesës së dërgimit të trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse në Gardën Kombëtare të Iowa, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur dje.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta