FSK në misione paqeruajtëse, ministri i Mbrojtjes: Po përmbushim të gjitha parakushtet për të qenë në NATO

6 Janar 2021 | 06:59

Ushtria e Kosovës do të renditet përkrah ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.

Kryeministri Hoti e konsideron një hap jashtëzakonisht të rëndësishme në rrugën e afirmimit dhe forcimit të rolit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni tha për Euronews Albania se kjo është një ngjarje historike për kombin dhe shtetit e Kosovës.

Sipas tij, me këtë hap të fundit, Kosova është duke përmbushur të gjitha parakushtet që në momente të caktuara të garojë si anëtare e NATO-s.

Ministri tregoi se ftesa për këtë mision është bërë nga komanda qendrore amerikane që ka përgjegjësi për një rajon të gjerë gjeografik ku përfshihet disa vende të Lindjes së mesme, Afrikës e Azisë ku mund të zbarojnë forcat e FSK.

“Ftesën e kemi marrë nga komanda qendrore amerikane, që ka përgjegjësi për një regjion të gjerë gjeografik ku përfshihen disa vende të Lindjes së Mesme, Afrikës e Azisë ku mund të zbarkojnë forcat tona.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, në mars shkojnë për përgatitjet përfundimtare që do të zhvillohen në bazat përgatitore amerikane. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kanë kaluar në realizimin e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit duke nisur nga përgatitja e trupave, kuadrove dhe mjeteve teknike dhe besoj se jemi në rrugë të mirë të zhvillimit të këtyre kapaciteteve”, tha ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026