Vetingu, konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Fierit, Arta Duka

6 Janar 2021 | 08:54

Vetingu në drejtësi rikthehet pas më shumë se 2 javësh pushime.

Ditën e sotme është konfirmuar në detyrë Arta Duka, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Arta Duka ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Në vitin 2011, Duka është transferuar në gjykatën e Fierit, ku e ka kryer këtë funksion për afro një dekadë.

Së fundmi, Duka është edhe kandidate për gjykatat e juridiksionit të Apelit.

Seanca e fundit për Vetingun u zhvillua në mes të dhjetorit, ku u konfirmua në detyrë Florjan Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Lexoni gjithashtu:

Kalon me sukses Vettingun gjyqtari Florjan Kalaja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026