Barbie regjistron fitime marramendëse, filmi më i shikuar në SHBA e Kanada

24 Korrik 2023 | 10:15

Barbie është kthyer në filmin më të shikuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ka thënë kompania për shpërndarjen e tij Warner Bros.

Sipas saj, filmi i ka arkëtuar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lansimit në territorin amerikan.

Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer – që po ashtu e ka pasur premierën të premten – ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA, ka thënë kompania Universal Pictures.

Premiera e tyre është mbajtur në kohën kur kinematë, në përgjithësi, janë duke humbur shikueshmëri për shkak të përmbajtjes online.

Në Mbretëri të Bashkuar, kompania Vue ka thënë se për shkak të të dy filmave, kinematë e kanë regjistruar qarkullimin më të madh në katër vjet.

Oppenheimer shtjellon zhvillimin e bombës së parë atomike me aktorin Cillian Murphy në rolin kryesor.

Regjinë e filmit e ka bërë Christopher Nolan.

Ndërkohë në filmin Barbie – karakter për fëmijët, që i reziston kohës – paraqitet periudha kur ajo është në kërkim të identitetit të saj dhe e inkurajon shokun e saj Ken që të krijojë individualitet.

Rolet kryesore në film i luajnë Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Meqë dy filmat e kanë pasur premierën të premten, gara mes tyre ka qenë e madhe, dhe është përshkruar në rrjetet sociale si “Barbenheimer”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026