Komanda e OKB nis komunikimet me Korenë e Veriut për ushtarin amerikan
Komanda e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e udhëhequr nga SHBA-ja, tha të hënën se ka filluar bisedimet me Korenë e Veriut në lidhje me ushtarin amerikan që kaloi kufirin javën e kaluar.
Andrew Harrison, një gjeneral britanik që është zëvendës komandant në Komandën e OKB-së, nuk pranoi të thoshte se kur filloi biseda, sa shkëmbime janë bërë dhe nëse koreano-veriorët janë përgjigjur në mënyrë konstruktive, duke nënvizuar ndjeshmërinë e diskutimeve.
Ai gjithashtu nuk pranoi të japë detaje se çfarë di komanda për gjendjën e Travis Kingut.
“Askush prej nesh nuk e di se ku do të përfundojë kjo”, tha Harrison gjatë një konference për shtyp në Seul.
“Unë jam optimist në jetë, dhe mbetem optimist. Por përsëri, do ta lë me kaq”, shtoi ai.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse komentet e Harrison i referoheshin përparimit në komunikim, pasi komanda tha në një deklaratë javën e kaluar se po “punonte” me homologët e saj koreano-veriorë.
Komanda e OKB-së, e cila u krijua për të luftuar Luftën Koreane, ka mbetur në Korenë e Jugut për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit të vitit 1953 që ndaloi luftimet.
Kontakti ndodhi përmes “mekanizmave” të krijuar nën armëpushimin, tha Harrison.
Kjo mund t’i referohet të ashtuquajturit “telefon rozë”, një linjë telefonike midis komandës dhe Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut në fshatin kufitar, ku kaloi King.
Koretë janë ende teknikisht në luftë pasi një traktat paqeje nuk u nënshkrua kurrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)