Vizita në Turqi, Endri Shabani: Sjellja e Ramës e rrezikshme, i bëri karshillëk BE në emër të popullit shqiptar

7 Janar 2021 | 12:16

Pas vizitës dy ditore në Turqi dhe pritjes që Presidenti Erdogan i rezervoi kryeministrit Edi Rama dhe një pjese të gjerë të kabinetit qeveritar, shefi i qeverisë shqiptare pritet të vizitojë të premten Greqinë. Analisti Baton Haxhiu në emisionin ‘Shock” në Euronews Albania tha se pas kësaj, Shqipëria pritet të marrë një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme, por nuk specifikoi se cfarë.

Kryetari i Nismës ‘Thurje’, Endri Shabani tha për Euronews Albania se mungesa e transparencë dhe informacionit për publikun e gjerë lidhur me çfarë është negociuar në Ankara mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Erdogan si dhe qeverive respektive, është një gjë shumë shqetësuese.

Sipas tij, marrëdhënie e re e vendosur nga kryeministri Rama është një kthim pas në rrugën e integrimit Evropian të vendit.   

“Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk janë marrdhënie private mes dy liderëve por janë marrëdhënie mes dy popujve. Ne duhet të dinim më shumë çfarë po negociohet, çfarë po merret e çfarë po jepet, që është pjesë e shqetësimit të dytë; rrëshqitja e Shqipërisë duke u larguar nga rruga e integrimit evropian drejt disa autokracive të së shkuarës.

Nëse BE sot refuzon Ramën, nuk refuzon popullin shqiptar. Nëse Rama mendon se në kurriz të popullit shqiptar do të krijojë aleanc të reja për t’i bërë karshillëk integrimit të vendit në BE unë mendoj që kjo është e rrezikshme dhe akoma më shumë nëse nuk flasim për këtë.

Nuk duhet harruar se e gjithë historia e identitetit të kombit shqiptar është historia e pavaërsisë nga perandoria osmane. Ata liderë që kanë luajtur një rol në historinë tonë kanë synuar pavarësinë nga perandoria osmane. Tani shohim një lider të ri që përulet para një lideri autokrat të Turqisë që është në përplasje me BE dhe NATO dhe e bën këtë duke kritikuar BE në takim. Kjo është një sjellje e rrezikshme, Rama po i bën karshillëk BE-së në emër të popullit shqiptar”, u shpreh z. Shabani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026