Lideri i VV-së Albin Kurti: Në 14 shkurt politika e keqe del para gjyqit popullor
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti reagoi një ditë pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i hapi vendit rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Përmes një postimi në faqen e vet në “Facebook”, Kurti shkruan se pas shtatë muajve u vërtetua ajo që dihej që nga fillimi, paligjshmëria e qeverisë aktuale.
“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara”, shkruan ai.
Sipas tij, zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë një referendum, ku populli do të dënojë politikën e keqe.
‘Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës. Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, ka shkruar Kurti.
Lexoni gjithashtu:
Vjosa Osmani dekreton datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta