Vllaznia afron Avdijajn, Teuta prova e forcës për shkodranët

7 Janar 2021 | 15:59

Kategoria Superiore do të rikthehet të premten me ndeshjen më interesante të javës së 13-të mes Vllaznisë dhe Teutës.  Shkodranët e nisin vitin si kryesues të kampionatit dhe pretendimet janë maksimale.

Në Shkodër janë të vetëdijshëm se ndaj “djemve të deti” nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi durrsakët janë një nga skuadrat që këtë sezon duan titullin kampion dhe ende nuk e kanë regjistruar humbjen e parë.

“Teuta nuk është mundur asnjëherë dhe ne e dimë diçka të tillë. Kemi një mundësi të mirë për ta mundur Teutën, pasi luajmë në shtëpinë tonë. Ata kanë shumë eksperiencë. Është ndeshje e vështirë dhe kërkon shumë fokus për ta fituar”, tha Thomas Brdariç, trajneri i Vllaznisë.

Vllaznia ka bërë dhe lëvizjen e parë në merkato, teksa ka afruar sulmuesin Albino Avdijaj, i cili ishte pjesë e Tiranës, por nuk arriti që të debutonte me skuadrën bardheblu. Sa i takon javës së 13-të, katër përballjet e tjera do të luhen të shtunën, ku mund të veçohet përballja mes Laçit dhe Kukësit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026