Vendimi i ‘Kushtetueses’ për Kurtin, analistja Emini: Listën e VV mund ta kryesojë Glauk Konjufca
Analistja Donika Emini komentoi në Euronews Albania vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Albin Kurtin.
Zonja Emini u shpreh se Kurti së bashku me partinë që ai drejton rritet akoma edhe më shumë kur është në opozitë apo kur sulmohet nga partitë politike.
“Albin Kurti e ka rritur opozita. Albin Kurtin e ka rritur rezistenca e partive politike, të cilat kanë qenë përgjegjësie për kapjen e shtetit në Kosova dhe rezistenca e tyre ndaj rritjes së Vetëvendosjes”, u shpreh zonja Emini.
Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kurtin shihet si politik dhe kjo do të bëjë që shumë qytetarë pasivë do të votojnë më 14 shkurt.
“Është një trend i mendimit në Kosovë që nëse i ndalohet kandidimi zotit Kurti, do të ketë edhe dalje të votuesve pasivë, të cilët për shkak të rrethanave të lidhura me COVID, apo duke menduar se VV do të jetë parti që do të votohet shumë, nuk do të dilnin në zgjedhje. Ata do dalin pikërisht tani të shtyrë nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim po konsiderohet si një vendim politik”, tha ajo më tej.
Analistja pohoi se nëse nuk do të kandidojë Kurti, listën e Vetëvendosjes mund ta kryesojë Glauk Konjufca.
“Është shumë e vështirë të mendosh për numrin 2 në Vetëvendosje. Kjo është fatkeqësia e kësaj partie. Kurti është një lider i plotfuqishëm dhe ai nuk ka reaguar mirë historikisht ndaj numrave 2 në parti”, tha ajo.
“Për nga numri i votave dhe fuqia e votave do të ishte zoti Konjufca”, përfundoi zonja Emini.
Lexoni gjithashtu:
Vendimi i Kushtetueses në Kosovë, Albin Kurti s’mund të kandidojë për deputet
Lideri i VV-së Albin Kurti: Në 14 shkurt politika e keqe del para gjyqit popullor
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta