Parashikimi i motit për fundjavën, pritet të ketë më pak reshje shiu
Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani në Euronews Albania u shpreh se pritet që në ditët në vijim të kemi një përmirësim të kushteve të motit.
“Në vijim pritet të kemi një përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që gjatë ditës së sotme, pas mesditës, pritet të kemi një dobësim të sasisë së reshjeve të shiut”, u shpreh ai.
Sipas zotit Osmani të shtunën do të ketë sërish reshje shiu, por me një intensitet më të ulët.
Ndërsa, të dielën do të ketë reshje shiu në zonat veriore, veri-lindore dhe qendrore të vendit.
“Pritet që e shtuna të jetë më vranësira të herëpashershme, por do të sjellë reshje me sasi shumë më të pakta. E diela sjell disi zhvillim të vranësirave duke bërë që reshjet e shiut të jenë më prezente, me një intensitet lokalisht deri mesatar, kryesisht në zonat veriore dhe veri-perëndimore dhe pjesërisht në zonat qendrore të territorit shqiptar”, tha më tej ai.
Lexoni gjithashtu:
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje nga Jugu në Veri; Vjosa, Drini e Buna pranë pikës kritike
Moti i keq përfshin vendin, ARRSH njoftim për situatën e rrugëve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta