Alban Bushi zbulon detajet e ndeshjes së legjendave në Air Albania

6 Janar 2020 | 20:04

Të premten “Air Albania Stadium” do të presë yjet e futbollit të Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë, në një sfidë bamirësie për të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Për këtë ndeshje do të zbresin në fushë disa nga legjendat e futbollit shqiptar si Lorik Cana, Erjon Bogdani, Nderim Nexhipi, Artim Shaqiri, Besnik Hasi, Ansi Agolli, Edvin Murati, Foto Strakosha apo Igli Tare, që do të provojnë dhe një herë emocionet e fushës së blertë.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Alban Bushi i ftuar në emisionin Ilva Now në Euronews Albania e cilësoi një moment shumë të rëndësishëm rikthimin në vendin ku ka përjetuar momentet më të bukura të karrierës, ndërsa e vlerësoi stadiumin e ri Air Albania si një nga gjërat më të bukura të ndërtuara në Shqipëri.

“Momenti më interesant është turneu i bërë miqësor mes këtyre katër ekipeve, ndaj dua të falënderoj Sindikatën e Futbollistëve me në krye Andi Lilën për kontributin në këtë moment të vështirë që po kalon Shqipëria. Mendoj se kontributi do të jetë i madh pasi do të ketë shumë tifozë që do mbështesin”, – tha z. Bushi.

Futbollisti i njohur zbuloi gjithashtu disa detaje për orgaizimin e shumëpritur sportiv.

“Janë disa lojtarë që kanë qenë kampion bote, siç është Gianluca Zambrotta dhe dy-tre lojtarë që kanë marrë pjesë kur doli Italia kampion bote,” tha Bushi, duke shtuar se edhe pjesëmarrësit nga Turqia dhe Greqia do të jenë lojtarë të suksesshëm.

“Do të jetë ndeshje interesante dhe emocionuese, sidomos për ne, por edhe për publikun,” shtoi futbollisti, duke i bërë thirrje sportdashësve të jenë të pranishëm në stadium për sfidën e kampionëve, por edhe për kauzën e realizimit të saj.

Ndeshja do të mbahet ditën e premte në orën 18, dhe do të luhet dy herë nga 35 minuta. Shorti nuk është hedhur ende. 

I pyetur lidhur me kujtimet e ndeshjes së famshme në Beograd, 14 tetor 2014 kur kombëtarja shqiptare dhe ajo serbe u përfshinë në incidentin e njohur me dronin mbi stadium, kjo edhe në kuadër të intervistës së presidentit serb në Euronews Albania, Bushi u shpreh se ai është një moment që preferon të mos e kujtojë më.

“Ai ka qenë një moment emocional, ashtu e menduan, ashtu vepruan. Por jo vetëm në politikë, kudo duhen ura bashkuese që i lidhin njerëzit dhe i bëjnë të ecin përpara. Është diçka që i përket të kaluarës, duhet të shohim përpara”, tha ish-futbollisti i Kombëtares.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026