Zgjedhjet në Kosovë, LDK e Mustafës dhe AKR e Pacollit gati për koalicion, të tjerat garojnë të vetme

8 Janar 2021 | 13:13

Në dy ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet lidhja e koalicionit të parë parazgjedhor. Bisedimet mes LDK-së së Isa Mustafës dhe AKR-së së Behgjet Pacollit, janë gati të finalizuara.

“Më të avancuara janë negociatat me LDK-në. Unë besoj se tani pas caktimit të datës së zgjedhjeve, epilogu i këtyre negociatave do të marrë formë”, thotë Jetlir Zyberaj, përfaqësuesi i AKR-së.

Ndërkohë, bazuar në një deklarim të para disa ditëve të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, kjo parti pranon në koalicion të tjerët, por vetëm nën listën e saj.

 “Si LDK mbesim të hapur që në listën tonë mund të hyjnë përfaqësuesit e ndonjë subjekti të vogël politik, por gjithsesi vetëm me listën e LDK-së”, është shprehur më herët Isa Mustafa.

Kjo do të thotë se kushdo që bën koalicion me LDK-në, nuk do t’i figurojë në zgjedhje as logoja e partisë. A do të thotë kjo se AKR-ja e Pacollit po shuhet brenda LDK-së?

“Nuk ndodh dhe është e papranueshme për cilindo subjekt politik, por modalitetet e garimit të përbashkët me ndonjë subjekt tjetër politik, në këtë rast me LDK janë duke u diskutuar në nivelin e liderëve të dy partive politike, por nuk ka të bëjë me shkrirje ose ndonjë formë tjetër.

Janë çështje e modaliteteve, të cilat janë duke u negociuar në mënyrë që rezultati të jetë maksimal në synimin e dy subjekteve politike apo më shumë subjekteve që garojnë bashkë”, shprehet z. Zyberaj.

Tek partitë e tjera, tani për tani nuk ka lëvizje koalicionesh. Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt pati shprehur gatishmëri t’i bashkohet PDK-së. Por në këtë të fundit, rikonfirmuan për Euronews Albania se nuk kanë diskutuar me asnjë parti politike.

“Gara e 14 shkurtit do të zhvillohet në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Është e kuptueshme që partitë e vogla, të cilat janë duke u shuar politikisht po luftojnë për mbijetesë”, është shprehur Avni Bytyçi, zëdhënës i PDK-së.

Bazuar në vendimet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partitë dhe koalicionet kanë afat të certifikohen nga sot më 8 janar, deri 21 janar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026