Aston Villa detyrohet të luajë me ekipin e moshave ndaj Liverpool-it

8 Janar 2021 | 14:35

Në Angli, infektimi i dhjetëra lojtarëve nga COVID-19 ka detyruar skuadrat e Aston Villa-s dhe Derby-it që të aktivizojnë ekipet e moshave në përballjet e vlefshme për Kupën e Federatës.

Aston Villa përballet sot me kampionët e Anglisë, Liverpoolin. Nëse kjo ndeshje do të ishte në rrethana të zakonshme klubi do të kishte angazhim maksimal për të synuar vijimin më tej, mirëpo rrethanat nuk janë të zakonshme.

Të enjten Villa mbylli qendrën sportive pas “infektimit në seri” të 14 anëtarëve të skuadrës së parë, dhjetë prej të cilëve futbollistë të ekipit kryesor.

Trajneri Dean Smith, asistentët e tij John Terry, Craig Shakespeare dhe Richard O’Kelly do të mungojnë gjithashtu.

Për shkak të kësaj situate ndeshja u vu në diskutim nëse do të luhej apo jo, por klubi i Villas ka vendosur të luajë me futbollistë nga ekipet e U-23 dhe U-18.

Skuadra do të drejtohet nga trajneri i U-23 Mark Delaney, i cili ka qenë futbollist i Aston Villa-s për 8 sezone nga viti 1999-2007. Vendimi u mor pas garancive që u dhanë nga stafi mjekësor prej faktit se të rinjtë stërviten në një impiant tjetër sportiv ndryshe nga skuadra e parë.

Njësoj si skuadra e Aston Villa-s edhe Derby do të aktivizojë të rinjtë përballë Chorley-is të shtunën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026