Pandemia e COVID-19 në Kosovë, 17 mjekë humbën jetën, 1130 u infektuan
Beteja me COVID-19 nuk ka kursyer as bluzat e bardha. 17 mjekë kanë humbur jetën në Kosovë, ndërkohë 1.130 u infektuan.
Deri më 15 janar, lista e kuqe e zonave të prekura nga pandemia, përfshinte vetëm 7 komuna. Sipas autoriteteve shëndetësore, ka një përmirësim të lehtë, por ndërkohë frika nga varianti i ri i COVID-19, e ka vënë mjekësinë dhe popullatën para një sfide të re. Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave ka shkuar në 1.369 persona.
Mes mijëra të vdekurve e të prekurve, COVID-19 u ka marrë jetën edhe dhjetëra mjekëve e mijëra të tjerë janë infektuar. Kështu, 17 mjekë vdiqën e 1.130 u infektuan. E fundit që humbi betejën me këtë virus, është mjekja e Oftalmologjisë, Luljeta Statovci.
“Që të gjithë pa përjashtim kanë qenë mjekë më përvojë të specializuar e profesionit dhe ekspertiza e tyre e etabluar”, thotë Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës.
Në disa raste, siç shpjegojnë familjarët e mjekëve që vdiqën, as ata vetë nuk e kanë besuar se situata do të përfundonte në fatalitet.
“Simptomat e para kanë qenë të lehta, jo edhe shumë të rënda dhe s’e kemi menduar më të keqen. Nuk ka shkuar menjëherë tek mjeku, nuk e ka menduar se e ka COVID-in, por vetë fakti se si ka ardhur në ordinancë dhe ka ardhur me pacientë nuk i janë shfaqur shenjat e para”, tregon Diellza Macula, vajzë e një mjeku që ka vdekur nga COVID-19
Ky virus nuk ka kursyer as gratë shtatzëna, pavarësisht përpjekjeve.
“Kemi hapur një repart i cili ka shërbyer për përfundimin e lindjeve, qoftë lindje normale dhe me prerje cezariane.
Në atë repart i kemi pasur 91 paciente të hospitalizuara, prej tyre kanë lindur 43 paciente, kurse pjesa tjetër e kësaj shifre kanë qenë shtatzëna që janë trajtuar dhe janë dërguar për në shtëpi”, thotë Jakup Ismajli, drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë.
Aktualisht në Kosovë, nga 1.648 mostra të marra në 24 orët e fundit, 321 persona rezultuan pozitivë me COVID-19 kurse 564 janë shëruar.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta