Shtatë të vdekur në Kosovë nga Covid-19

9 Janar 2021 | 14:25

Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën shtatë persona të infektuar me Covid-19. Të dhënat janë bërë publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili shton se nga kryerja e 1531 testeve të dyshuara, 259 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 1375  të vdekur, ndërsa pjesa dërrmueses e tyre, siç thonë mjekë kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 53.523 raste nga 195.475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.375 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 613 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.613 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.535”, thuhet në njoftim.

 

Rastet pozitive:

Prishtinë 78 raste, Podujevë 31 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 12 raste, Gjilan 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Suharekë 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 9 raste, Pejë 8 raste, Viti 8 raste, Malishevë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 3 raste, Klinë 3 raste, Prizren 3 raste, Shtime 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat  Drenas dhe Istog.

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm, të zbatojnë masat si dhe të  shmangin ato vende, ku vihen re grumbullime masive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026