Dënohet me vdekje njeriu që vrau 11 persona në sinagogën e Pitsburgut

2 Gusht 2023 | 19:55

Një juri federale amerikane ka dënuar me vdekje sulmuesin që vrau 11 persona në një sinagogë në Pittsburgh në tetor 2018.

Vendimi kishte nevojë për një votim unanim nga juria prej 12 anëtarësh që të shqiptohej dënimi. Prokurorët i kishin kërkuar jurisë që të votonte për dënimin me vdekje.

E njëjta juri e shpalli të akuzuarin fajtor për të 63 akuzat që rrjedhin nga sulmi në sinagogën Pema e Jetës, i cilësuar si sulmi më i rëndë antisemitik në historinë amerikane.

Juria diskutoi për 10 orë gjatë dy ditëve dhe mori vendimin në ditën e dytë të shqyrtimit.

Robert Bowers vrau 11 besimtarë në sulm, të moshave nga 54 deri në 97 vjeç. Shtatë të tjerë u plagosën, duke përfshirë pesë oficerë policie që nxituan në vendngjarje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026