La Liga, Real Madrid ndalet në barazim nga Osasuna, përfiton Barcelona
Real Madrid humbi të shtunën mundësin për të marrë përkohësisht kryesimin e kampionatit spanjoll, kjo pasi u ndal në një barazim pa gola në transfertën me Osasunan.
Pas shtyrjes së ndeshjes Atletico Madrid-Athletic Bilbao, për shkak të kushteve atmosferike, Reali kishte mundësinë për t’iu ngjitur kreut, mirëpo në transfertën me skuadrën e parafundit në klasifikim kampionët në fuqi nuk mundën të realizonin qoftë dhe një gol.
Me vetëm një pikë të marrë nga kjo ndeshje ata mbetën në vendin e dytë në kuotën e 37 pikëve, një më pak se Atletico kryesues, që tashmë ka dhe tre ndeshje më pak.
Nga barazimi i Realit përfitoi Barcelona. Lionel Messi dhe Antoine Griezmann me nga dy gola i dhuruan katalanasve fitoren 4-0 në transfertën me Granadan. Tashmë Barcelona ka 34 pikë dhe ngjitet në vendin e tretë.
Në ndeshjen tjetër të së shtunës në La Liga, Sevilla fitoi 3-2 ndaj Real Sociedad duke hapur lojën për vendin e katërt në klasifikim.
Lexoni gjithashtu:
Bundesliga, Dortmundi rikthehet në lojën për titull duke fituar ndaj Leipzig
Serie-A, Milan rikthehet te fitorja, Atalanta mposht 4-1 Beneventon
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta