Rusia raporton për sulme me dronë në bazën e saj Detin e Zi dhe Krime

4 Gusht 2023 | 09:56

Ushtria ruse ka thënë se i ka zmbrapsur sulmet me dronë në bazën më të madhe detare në Detin e Zi dhe në Gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar ilegalisht nga Moska.

Megjithatë, si pasojë e sulmeve, autoritetet kanë thënë se është ndaluar përkohësisht qarkullimi në një prej porteve më të mëdha komerciale të Rusisë. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë më 4 gusht se dy dronët detarë e kanë sulmuar gjatë natës bazën Novorosisk në Detin e Zi.

“Anijet janë identifikuar dhe janë shkatërruar nga anijet ruse që e kanë ruajtur bazën”, ka thënë ministria ruse përmes një deklarate.

Agjencia ruse e lajmeve RIA, e ka cituar guvernatorin e rajonit Krasnodar, Veniamin Kondratyev të ketë thënë se nuk ka raportime për viktima dhe dëme nga sulmi në Novorosisk.

Mininistria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar t’i ketë rrëzuar edhe 13 dronë në Gadishullin e Krimesë, dhe nuk ka raportuar për viktima.

Sulmet në dhe rreth Detit të Zi janë rritur prej kur Rusia ka refuzuar të vazhdojë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, që i ka mundësuar Ukrainës ta transportojë grurin përmes detit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se në lindje të shtetit janë duke u zhvilluar luftime “shumë mizore”.

“Pushtuesit janë duke tentuar t’i ndalojnë djemtë tanë në çdo mënyrë, Sulmet janë shumë mizore”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se është “vështirë gjithandej”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026