Kryebashkiaku i Divjakës: Jemi jashtë çdolloj rreziku për përmbytje

10 Janar 2021 | 15:27

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi thotë se janë marrë të gjitha masat që në territorin e njësisë lokale që ai drejton të mos ketë përmbytje.

Duke folur në një intervistë për Euronews Albania, z. Kokoneshi tha se situata është nën kontroll dhe bëri me dije se ka vetëm një familje që është evakuuar për t’i paraprirë çdo rreziku gjatë natës.

“Presim që në orët në vijim nga sasia e madhe e reshjeve dhe nga informacioni nga baseni i Elbasanit pritet të ketë një sasi të shtuar të ujit në lumin Shkëmbin. Kemi marrë të gjitha masat dhe puna e dimrit bëhet në kohë të thatë. Kemi bërë rehabilitimin e të gjithë argjinaturës së lumit dhe e kemi ngritur mbi 1.5 m dhe jemi jashtë çdolloj rreziku”, u shpreh ai.

Z. Kokoneshi duke iu bashkuar thirrjes së bërë nga zv.kryeministri Erion Braçe u kërkoi banorëve që kanë bagëti pranë shtratit të lumit, që t’i largojnë në një vend më të sigurt.

“Do ta monitorojmë situatën gjatë natës. Kemi marrë masat në çdo rast emergjente por mendojnë se nuk do të kemi problem. Mendoj që nuk do të ketë dëme në Bashkinë e Divjakës. Kemi vetëm një familje që ka ndërtuar brenda rrezes së shtratit të lumit dhe e kemi zhvendosur”, shtoi z. Kokoneshi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026