Përmbytjet në Lezhë, Pjerin Ndreu: Ka përmirësime, por situata mbetet problematike
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, komentoi për Euronews Albania situatën e përmbytjeve atje duke thënë se në të paktën katër zona vijohet të ketë probleme pavarëisht se intensiteti i reshjeve ka rënë.
Në dy ditë, në datat 7-8 janar, në Lezhë, sipas Ndreut, pati 140 milimetra reshje shiu duke krijuar vështirësi të mëdha sidomos në Kallmet, Zadrimë, Ungrejt dhe Dajç. Në qytet ndërkohë, në lagjen Varosh ka pasur edhe rrëshqitje të dherave. Ndreu tha se autoritetet kanë bërë të mundur shpërnguljen e 27 familjeve dhe vënien nën kontroll të situatës për sa i përket mos-rrezikimit të jetëve njerëzore.
Kryetari i Bashkisë Lezhë tha se gjatë këtyre ditëve ka pasur shkëputje të vogla të energjisë elektrike, ndërkohë që po shikohet mundësia bashkë me qeverinë për të ndërhyrë në zonën e Ungrejt, e cila është izoluar pas rrëshqitjes së një masivi dheu duke dëmtuar edhe rrugën.
Gazetarja Esmeralda Mulaj e pyeti kryebashkiakun Ndreu rreth shembjes së urës së Kalivaçit dhe nëse autoritetet kanë ndërmend të kryejnë hetime, mirëpo Ndreu e konsideroi shembjen të ardhur për shkak të viteve dhe se momentalisht po punohet duke u përqendruar te tejkalimi i situatës.
“Ura ka qenë e vjetër, të bësh hetim për një rrugë të para 20-30 viteve, është disi… tani nuk është momenti të gjejmë kohën se kur është bërë, po të marrim rrugën e Ungrejt, të shohim për periudhën, i bie e një force tjetër politike, por ne nuk jemi për këtë konotacion politik. Rruga ka rrëshqitur sepse ka rrëshqitur masivi i malit dhe ura është shembur pasi ka qenë e vjetër dhe ka pasur një krisje, forcat e ushtrisë kanë shikuar mundësinë për të ndërtuar një urë provizore,” – u shpreh Ndreu.
Kryetari i Bashkisë Lezhë lavdëroi ndërhyrjet e bëra për hapjet e dhjetëra kilometra kanale kullimi të cilat sipas tij kanë bërë që zona të ndryshme problematike ndër vite të mos kishin të njëjtën gjendje si vitet e shkuara.
Lexoni gjithashtu:
Përmbytjet në Shkodër, Voltana Ademi: Situata është përkeqësuar, mbi 1700 hektarë tokë nën ujë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta