Rusia e sulmon një qendër të transfuzionit të gjakut në Ukrainë
Rusia e ka goditur me bombë një qendër të transfuzionit të gjakut në verilindje të Ukrainës, duke vrarë dhe plagosur njerëz, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zelensky nuk ka treguar hollësisht se sa persona janë vrarë apo plagosur në sulmin e së shtunës në Kupiansk, në rajonin e Harkivit.
“Vetëm ky krim lufte tregon gjithçka për agresionin rus”, tha Zelensky.
Rusia nuk ka komentuar rreth kësaj ngjarjeje. Në të kaluarën, ajo i ka mohuar akuzat se i po i sulmon civilët – apo se ka kryer krime lufte.
Qyteti Kupianski dhe vendbanimet përreth u pushtuan nga trupat ruse në ditët e para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska, i cili nisi në shkurt 2022.
Por, kjo zonë u çlirua gjatë një kundërofensive ukrainase në shtator.
Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky i përshkroi kryerësit e sulmit si “kafshë”.
“T’i mposhtesh terroristët është çështje nderi për secilin njeri që çmon jetën”, shtoi ai.
Ky sulm ndodhi vetëm një ditë pasi Moska tha se një cisternë nafte ruse u dëmtua nga një sulm ukrainas me dronë gjatë natës së 4 gushtit në Ngushticën e Kërçit, pranë një ure që e lidh Krimenë e aneksuar nga Moska me Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Sekuestrohen mbi 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:42 Sekuestrohen mbi 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë