Aktori Jamie Foxx i kërkon falje komunitetit hebre për një postim antisemitik 

6 Gusht 2023 | 10:00

Aktori amerikan Jamie Foxx i ka kërkuar falje komunitetit hebre për një postim në Instagram që disa e kritikuan si antisemitik.

Ai postoi në Instagram, më pas e fshiu postimin, “E vranë këtë djalë me emrin Jezus…Çfarë mendon se ata do të bëjnë me ty???!” e cila përfundoi me hashtags #fakefriends dhe #fakelove.

Fjala “ata” është interpretuar për t’iu referuar popullit hebre, dhe historikisht antisemitizmi ka qenë i lidhur me besimin se hebrenjtë ishin përgjegjës për vdekjen e Jezusit, raporton CNN.

“Dua t’i kërkoj falje komunitetit hebre dhe kujtdo që u ofendua nga postimi im. Tani e di që zgjedhja ime e fjalëve ishte fyese dhe më vjen keq. Ky nuk ishte kurrë qëllimi im. Nuk kam asgjë tjetër veç dashurisë në zemrën time për të gjithë. Unë e dua dhe mbështes komunitetin hebre. I kërkoj falje më të thellë kujtdo që u ofendua”, shkroi Fox.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026