Dy emigrantë humbën jetën pas përmbytjeve të anijeve afër ishullit italian Lampedusa

6 Gusht 2023 | 17:02

Një grua dhe foshnja e saj njëvjeçare nga Bregu i Fildisht kanë vdekur, pasi dy anije me emigrantë u fundosën në ishullin italian të Lampedusas. Më shumë se 30 persona janë zhdukur ka raportuar Agjencia e Migracionit e OKB-së.

Dy varkat ishin nisur nga porti Sfax në Tunizi me nga 48 dhe 42 persona përkatësisht.

Po ashtu, rojet bregdetare kanë shpëtuar 57 migrantë kur mjetet lundruese u fundosën të shtunën.

Shefi i policisë italiane, Emanuele Ricifari, i cili është në krye të hetimit, tha për mediat lokale se trafikantët do ta duhej ta dinin se parashikohej që deti të ishte i trazuar.

“Kushdo që i ka lejuar apo i ka detyruar të largohen me këtë trazirë të detit është një i çmendur e kriminel i paskrupullt”, tha Ricifari, shkruan CNN.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026