Të përfshirë në grabitjen e Rinasit, sekuestrohen pasuritë e Eldi dhe Klement Çalës

11 Janar 2021 | 12:57

Sekuestrohen pasuritë e vëllezërve Eldi dhe Klement Çala.

Ky është vendimi që ka marrë së fundmi Gjykata e Elbasanit për dy vëllezërit që janë të përfshirë në super-grabitjen e Rinasit. 

Pasuritë e sekuestruara janë: Një apartament 50 metra m², një tokë më sipërfaqe 500 m², një ndërtesë 1 kateshe në fshatin Kusarth, një tokë me sipërfaqe 809.5 m² po në këtë fshat, si dhe mbi 50% të kuotave në shoqërinë tregtare “Alba Fashion Confession” sh.p.k,

Ata u arrestuan pas 1 viti arratie në zonën e Qerretit në Kavajë.

Ndërkohë edhe për personat e përfshirë në këtë grabitje, organi i akuzës ka nisur dhe hetim pasuror.

Të pandehurit e tjerë janë Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Benagsi, Oltion Veselin, Elton Piklin dhe Talo Çela.

Ky i fundit ndodhet ende në kërkim.

Gjatë grabitjes në Rinas u vra edhe Admir Murataj që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes ku dështoi edhe siguria e aeroportit.

Lexoni gjithashtu:

Supergrabitja e 9 prillit 2019 në Aeroportin e Rinasit, SPAK merr të pandehur 7 persona

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026