Zelensky vlerëson sulmet e forcave ajrore, Moska akuzon Kievin për agresion

7 Gusht 2023 | 12:19

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përshëndetur forcat ajrore të vendit për profesionalizmin e tyre, i treguar me mbrojtjen nga sulmet masive ruse, në veçanti me sulmet e natës së fundit, që vunë në shënjestër bazat ushtarake ukrainase dhe depozitat e drithërave.

“Ne do të bëjmë maksimumin për ta bërë mburojën ajrore më të fortë. Këtu, në qiejt tanë, ne mund të provojmë se terrorizmi po humbet. Këtë mund t’ua provojmë edhe partnerëve. Përgjegjësia e çdo partneri në furnizimin me armatime është shumë i rëndësishëm. Mbrojtja nga terrori është e nevojshme këtu, në mënyrë që më vonë të mos ketë nevojë të mbrohen vende të tjera”, tha Zelensky.

Në reagimin e saj, Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin ndaj urave Çongar, që nga rajoni i Khersonit çojnë në Krime. Zyrtarët e caktuar nga Moska në territoret e pushtuara publikuan foto të dëmeve materiale.

Ndërkohë, samiti për Ukrainën i mbajtur në Xhedah të Arabisë Saudite u mbyll pa një komunikim përfundimtar. Pjesëmarrësit diskutuan shanset e paqes, konkretisht për konsolidimin e planeve të ndryshme të propozuara nga vendet afrikane, Brazili, Kina e të tjerë.

Gjithashtu, zyrtarët ranë dakord të mbronin integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, por nuk bënë deklarata thelbësore.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026