Shembja e urave, inxhinieri: Duhet të krijohet urgjentisht Urdhri i Inxhinierit, s’ka ndëshkime

11 Janar 2021 | 18:46

Inxhinieri Gëzim Beqaj thotë se prej shumë vitesh në vendin tonë mungon Urdhri i Inxhinierit kurse Instituti i Inxhinierisë nuk kryen rolin e tij. Këto dy çështje ai i sheh të lidhura drejtpërdrejtë me mos marrjen e masave ndëshkuese kur veprat publike dëmtohen siç ka ndodhur së fundmi nga përmbytjet. Z. Beqaj nënvizoi se kompanitë që kryejnë shkelje apo inxhinierët që janë përfshirë në vepra të dëmtuara nuk ndëshkohen dhe ata sërish fitojnë tenderë.

“Tani që po investohet goxha në infrastrukturë dhe është për të ardhur keq. Duhen grupe inxhinierie dhe të vlerësojnë të gjithë faktorët që kanë ndikuar. Natyra atë punë ka, në shekuj vepron. Detyra jonë është që t’i përgjigjemi dhe të ndërtojmë mirë dhe nuk mund të justifikojmë.

Duhet të krijohet urgjentisht Urdhri i Inxhinierit, është domosdoshmëri sidomos tani që investohet shumë në fushë e inxhinierisë. Në letra ne jemi shumë të përpiktë, ne vuajmë nga ana fiktive. Rikthimi i Institutit të Ndërtimit, ne e kemi një institut por vetëm emrin ka pasi nuk i kryen këto funksione. Duhet të investohet për Fakultetin e Inxhinierisë pasi pedagogët janë kthyer në projektues privatë”, u shpreh z. Beqaj.

Inxhinieri mori si shembull urën e Kalivaçit në Lezhë ku tha se duke qartë se ka ose gabim të rëndë në projektim ose nuk është zbatuar projekti pasi nuk ka vend që betoni të pësojë këputje të tillë nga vërshimi i ujit pasi shihet qartë mungesa e strukturës së hekurit.

“Në Shqipëri ka mbi 10 vjet që kërkojmë krijimin e Urdhrit të Inxhinierit si faktor për disiplinimin e inxhinierisë. Kjo mungesë është në shkelje të ligjit pasi në Shqipëri ekziston që prej vitit 2009 ligji për presionet e rregulluara dhe akoma nuk kemi ligj për Urdhrin e Inxhinierit. Po të kishim të ngritura strukturat e Urdhrit të Inxhinierit atëherë do të dilnin dhe përgjegjësitë.

Në qoftë se sot do të çohet një çështja në prokurori apo gjykatë, atëherë do të thirrjen ekspertë. Po kur janë dy ekspertë që kanë opinione të ndryshe, kë do të marrë për bazë gjykata? Gjykatësi është jurist. Përgjigja është nuk ka çfarë të bëjë por nuk veprohet kështu duhet Urdhri i Inxhinierit”, përfundoi z. Beqaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026